Sipas hulumtimit tonë, lufta kundër efekteve të koronavirusit ka qenë ngjarja më e  mbështetur në vitin 2020, si në Serbi ashtu edhe në rajon.

Nga 18 marsi deri më 4 dhjetor, qytetarët dhe kompanitë në Serbi dhuruan 15,553,338 RSD, dmth. 132,303 EUR përmes platformës së grumbullimit të fondeve Donacije.rs, të menaxhuar nga Catalyst Balkans. Donacionet kishin për qëllim mbështetjen e nismave të bamirësisë të ndërmarra nga organizata të ndryshme, shoqata dhe grupe qytetarësh me qëllim që të sigurojnë ndihmë të menjëhershme për të rrezikuarit dhe të mënjanojnë efektet e pandemisë COVID-19.

Falë këtyre donacioneve dhe mbështetjes së gjerë të komunitetit për qëllime të ndryshme të mirëfillta, u qepën gjithsej 35,277 maska  dhe u shpërndanë tek profesionistët kujdesit shëndetësor në 149 institucione në 25 qytete të Serbisë. Për më tepër, pajisjet mjekësore dhe mbrojtëse me vlerë prej 4,942,701 RSD u siguruan në 10 qytete dhe u shpërndanë 2,921 pako ndihmash me ushqime dhe produkte higjienike.

Donacionet e mbledhura përmes platformës Donacije.rs në 9 muajt e mëparshëm kanë siguruar ndihmë për 2,863 individë dhe 106 familje, përfshirë këtu persona të pastrehë, punonjës të kulturës që kanë humbur të gjitha të ardhurat, qytetarë me status të rrezikuar social, fëmijë që i nënshtrohen trajtimeve mjekësore etj. U siguruan ndihma gjithashtu për mbi 210 kafshë në rrugë dhe strehimore, të cilët ishin gjithashtu në rrezik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Donacije.rs ekziston tani më për 3 vite, gjat kësaj kohe donatorët, qytetarët dhe kompanitë kanë dhuruar mbi 50 milion RSD për bamirësi të ndryshme dhe fushata zhvillimi. Shikoni videon për të parë disa nga historitë e suksesit dhe qëllimet e arritura falë mbështetjes së dhënë nga komuniteti i Donacije.rs.

Lëvizja Jedi ka ndarë historinë e tyre të suksesit dhe përvojën në realizimin e fushatave në Donacije.rs. Gjegjësisht, ata arritën të grumbullojnë më shumë se 7,000 EURO në një kohë shumë të shkurtër, falë të cilëve u qepën dhe u shpërndanë 15,000 maska mbrojtëse tek profesionistët e kujdesit shëndetësor në Serbinë Jugore. Për iniciativën e tyre, Lëvizja Jedi së fundi ka fituar një çmim - Medaljen e Argjendtë Meriore të Republikës së Serbisë.

Për më tepër, do të mësoni se si LiceUlice, me ndihmën e komunitetit, arriti të lansojë një program mbështetës për 10 gra që vijnë nga grupe që më pak i plotësojnë kushtet për punësim, dhe si TV Forum, televizioni i parë i shoqërisë civile në Serbi dhe televizioni i parë i grave në Ballkan, arriti të sigurojë pajisje të reja për studion e tyre falë një fushate në Donacije.rs.

Strehimorja e kafshëve 'Riska' gjithashtu ka ndarë përvojën e tyre të mirëfilltë me një fushatë në Donacije.rs, pasi fushata jo vetëm që u siguroi atyre fondet e nevojshme për të vazhduar punën e tyre, por gjithashtu i bëri ata të njohur dhe u solli mbështetje shtesë nga komuniteti. Përveç kësaj, komuniteti i donatorëve ndihmoi korin ‘Josif Marinkoviç’ nga Zrenjanin dhe muzikantët e rinj të talentuar të mbledhin para për udhëtimin e tyre në një konkurs prestigjioz muzikor në Firence, ku ata fituan dy çmime.

Shembujt janë të shumtë, dhe të gjithë demonstrojnë rëndësinë e mbështetjes, solidaritetit dhe unitetit për të mirën shoqërore.

Bëhuni një pjesë e komunitetit Donacije.rs sa herë që dëshironi, dhe dhuroni për disa nga fushatat aktuale.

Një nga fushatat që mund ta mbështes kushdo që dëshiron për blerjen e pajisjeve dhe internetit për 274 fëmijë nga familjet më të rrezikuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në të gjithë Serbinë, për t'u siguruar që ata fëmijë mund të ndjekin normalisht mësimin online. Falë kësaj fushate, fëmijët nga familjet më të rrezikuara në aspekt social dhe ekonomik do të kenë mundësinë të ndjekin mësimet nga shtëpia përmes internetit dhe të mos mbeten prapa shokëve të tyre të klasës. Fushata u nis nga Fondacioni ‘SOS Fshatrat e Fëmijëve Serbi’, ADRA Serbi dhe Music Art Project, në bashkëpunim me Catalyst Balkans.

Për më tepër, ju mund të mbështetni fushatën e ndërmarrë nga BELHospice, e cila synon të sigurojë që njerëzit që vuajnë nga kanceri të mund të marrin ndihmën që u nevojitet gjatë krizës COVID-19, ose mund të dhuroni për disa nga vendet e nxehta të epidemisë ose disa nga iniciativat e tjera për të mirë të shoqërisë.

Videoja jonë do të demonstrojë se si çdo donacion sjell ndryshime pozitive në komunitet dhe sa mirë mund të bëjmë kur bashkojmë forcat për filantropi.

Bashkohuni tani me komunitetin tonë të madh të filantropëve dhe zgjidhni një fushatë për të dhuruar onlineDonacije.rs, ose dërgoni një SMS në 7300. Çmimi i një SMS është 200 RSD, pavarësisht nga ofruesi i shërbimit celular.