Rrethanat e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia KOVID-19 kanë vendosur standarde, shprehi dhe kushte të reja. Në periudhën e kaluar, na është dashur të përshtatemi dhe të fillojmë të ndjekim modele të reja në jetë dhe punë.

Digjitalizimi i papritur dhe i përshpejtuar në sektorin jofitimprurës na ka bërë të mendojmë për mjetet që mund të na ndihmojnë jo vetëm të mësohemi me mënyrën e ndryshuar të punës, por edhe të përmbushim misionin tonë në një mënyrë më të lehtë dhe më efikase. Disa prej tyre i kemi përdorur me vite, ndërsa disa të tjerave u kemi kushtuar më shumë vëmendje kohët e fundit, dhe tani, pasi i kemi testuar dhe përdorur ato, dëshirojmë të ndajmë me ju 10 mjete dhe shërbime që Catalyst Balkans ka miratuar, me shpresë se ato gjithashtu mund të ndihmojnë organizatën tuaj në aspektin e marketingut, mbledhjes së fondeve, financave, IT, komunikimit dhe organizimit të stafit.

Mos u shqetësoni, ne nuk do t'ju japim vetëm një listë të programeve kompjuterike dhe t'ju lëmë që të hulumtoni në Google se si t'i përdorni ato. Përkundër, kemi përgatitur 10 video tutoriale të përshtatura për organizatat jofitimprurëse, ku mund të mësoni se si të përdorni:

  1. Giving Balkans për të targetuar donatorët e korporatave në mënyrë strategjike

  2. Donacije.rs i e-payment dhe pagesa elektronike për të përfituar dhurime online

  3. Neprofitne.rs për të treguar transparencën e organizatës tuaj

  4.  CiviCRM për të përmirësuar komunikimin me mbështetësit

  5. TechSoup Balkans për të marrë softuer të licencuar me zbritje

  6. Deflect.ca për të mbrojtur webfaqen tuaj nga sulmet

  7. CiviCRM për të organizuar evente online në mënyrë më efikase

  8. Ahaslides për t'i bërë eventet online më interaktive

  9. QuickBooks QuickBooks për ta bërë më të lehtë jetën e menaxherëve financiarë

  10. Microsoft Planner për të përmirësuar organizimin e stafit


Si të targetoni donatorët e korporatave në mënyrë strategjike

 

 

Në vitin 2017, Catalyst Balkans lansoi aplikacionin Giving Balkans ku mund të gjeni informacion të detajuar rreth donatorëve dhe dhurimit në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2015.

Videoja jonë do t'ju ndihmojë të mësoni se si ta përdorni këtë aplikacion për të gjetur donatorë që janë afër misionit të organizatës tuaj dhe që mund të shndërrohen në mbështetësit tuaj, si dhe shumë veçori të tjera.


Si të arrini tek dhurimet online për organizatën tuaj jofitimprurëse

 

 

Në të gjithë globin, mbledhja e fondeve në internet po bëhet një mënyrë e zakonshme dhe madje edhe më e popullarizuar për të përfituar donacione, ndërsa, në Ballkanin Perëndimor, është ende në fillimet e saj.

Shikoni videon tonë për të parë se si funksionojnë opsionet në dispozicion dhe cilat do të ishin më të përshtatshme për ju bazuar në qëllimet dhe aktivitetet e organizatës suaj, si dhe mësoni për shembujt e praktikave të mira nga rajoni.


Si të tregoni se organizata juaj jofitimprurëse është transparente

 

 

Transparenca është ajo që mund ta bëjë organizatën tuaj dhe punën e saj të spikatur. Nëse puna juaj është transparente, do të jetë më e lehtë për ju të fitoni, të ruani dhe të mbani besimin e donatorëve tuaj dhe të lidheni me komunitetin tuaj dhe mbështetësit potencial.

Një nga mënyrat që organizata juaj të tregojë transparencë dhe të prezantojë punën, punonjësit, aktivitetet, programet, projektet, misionin dhe gjithçka të rëndësishme për ju është platforma Neprofitne.rs.


Si të përmirësoni komunikimin me mbështetësit tuaj përmes e-mailit

 

 

Në punëtoritë tona, ne gjithmonë përpiqemi t'i ndërgjegjësojmë organizatat për rëndësinë e komunikimit të rregullt përmes postës elektronike dhe përfitimet e dërgimit të buletinëve.

Ne vetë i përdorim buletinët në praktikë, sepse është vërtetuar se janë një mjet shumë i dobishëm për komunikim me grupet e ndryshme të targetuara dhe është më preciz për targetim në krahasim me mediat sociale.

Shikoni videon tonë për të mësuar se si të krijoni dhe dërgoni një buletin, çfarë duhet të përmbajë një buletin i mirë dhe këshilla të tjera të dobishme që do të ndihmojnë organizatën tuaj të përmirësojë marketingun e saj me email.


Si të përfitoni një zbritje çmimi për softuer për organizatën tuaj jofitimprurëse

 

 

TechSoup Balkans është pjesë e nismës globale TechSoup, e cila siguron donacione për organizatat jofitimprurëse në formë të softuerëve të licencuar, pajisjeve dhe shërbimeve të TI-së, për të mbështetur përmirësimin e punës së tyre.

Përmes TechSoup, mund të fitoni qasje në mjete të caktuara me zbritje për organizatat jofitimprurëse. Për shembull, mund të merrni versionin premium të Zoom, përdorimi i të cilit është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, me 50% zbritje.

Shikoni videon tonë për të mësuar se si të bashkoheni në komunitetin e TechSoup dhe të merrni të gjitha përfitimet që ofron.


Si ta mbroni falas webfaqen e organizatës tuaj jofitimprurëse nga sulmet

 

 

Fatkeqësisht, webfaqet e organizatave jofitimprurëse nuk janë imune ndaj sulmeve të hakerëve. Nëse stafi juaj nuk përmban programues ose njerëz përgjegjës për sigurinë në internet, videoja jonë do t'ju ndihmojë të mësoni se si të mbroni webfaqen tuaj nga sulmet e hakerëve falas.


Si të organizoni webinare në mënyrë më efikase

 

 

Vitin e kaluar, eventet e drejtpërdrejta janë zëvendësuar me takime online, webinare dhe punëtori virtuale.

Ne tashmë kemi përmendur mënyrat për të organizuar me sukses webinarë dhe punëtori online, si dhe mjete që mund t'ju ndihmojnë me këtë dhe me punën online, në përgjithësi.

Në mënyrë që t'ju ndihmojmë që webinaret e organizatës tuaj të duken më mirë dhe t'i ndiqni pjesëmarrësit tuaj në mënyrë më efikase, ne kemi përgatitur një video ku mund të mësoni se si të integroni llogarinë tuaj Zoom dhe CRM për të kontrolluar se cilët pjesëmarrës morën pjesë në eventet tuaja dhe cilët jo.


Si të organizoni webinare interaktive dhe të mbani vëmendjen e pjesëmarrësve

 

 

Meqenëse ne të gjithë marrim pjesë në një numër webinarësh çdo ditë, kur organizoni tuajin, është e rëndësishme ta bëni atë interesant dhe të dobishëm dhe t'i mbani pjesëmarrësit tuaj të fokusuar përmes ndërveprimit.

AhaSlides ju ndihmon të bëni prezantime interaktive ku mund të përfshini sondazhe, t'i lejoni pjesëmarrësit të bëjnë dhe t'u përgjigjen pyetjeve ose të reagojnë ndaj prezantimit tuaj.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në punëtoritë tona kanë pasur mundësinë të shohin se si funksionon AhaSlides. Shikoni videon tonë për të mësuar se si ta përdorni atë në praktikë.


Si ta bëni më të lehtë jetën e menaxherëve financiarë në organizatat jofitimprurëse

 

 

Financat dhe administrata janë një pjesë e rëndësishme por shpesh e ndërlikuar e punës në organizatat jofitimprurëse, e cila kërkon trajtimin e shumë të dhënave, baza të të dhënave të shumta dhe tabela të ndryshme Excel.

Për ta bërë më të lehtë jetën e menaxherëve financiarë, ne kemi përgatitur një video ku organizata juaj mund të mësojë se si t'i mbajë të gjitha të dhënat e saj në online, në një vend.


Si të përmirësoni organizimin e stafit brenda organizatës tuaj jofitimprurëse

 

 

Komunikimi i brendshëm dhe planifikimi janë segmente vitale të punës së çdo organizate. Për organizatat e mëdha dhe organizatat që punojnë në projekte të shumta njëkohësisht, ky segment mund të jetë pak sfidues, veçanërisht në kushtet e punës online.

Një nga mjetet që mund të ndihmojë ekipin tuaj të organizojë planet dhe projektet e tij pa shumë probleme është Microsoft Planner. Shikoni videon tonë për të mësuar se si funksionon Microsoft Planner dhe si mund t'ju ndihmojë ta lehtësoni punën e ekipit brenda projekteve të ndryshme.


Shpresojmë që këto tutoriale do t'ju ndihmojnë të zbuloni mundësi të reja për të përmirësuar punën e organizatës tuaj në mjedisin digjital dhe të mësoni se si t'i zbatoni ato. Jemi përpjekur të përfshijmë fusha dhe segmente të ndryshme dhe besojmë se kemi arritur të ndajmë njohuri të reja dhe të zgjerojmë njohuritë ekzistuese mbi këto tema.

Na ndiqni në mediat tona sociale për përmbajtje edukative të destinuara për organizatat jofitimprurëse dhe lajme nga sektori jofitimprurës. Nëse dëshironi që ne të prezantojmë një temë të veçantë, ju lutemi na dërgoni idetë tuaja.

Kjo video është bërë e mundur falë mbështetjes së Trustit Ballkanik për Demokraci dhe popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Përmbajtja e kësaj video është në përgjegjësi të vetme të Catalyst Balkans dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall, USAID dhe Qeverisë së SHBA.