Cili ka qenë roli i sektorit jofitimprurës në zbutjen e efekteve negative të koronavirusit dhe cilat aktivitete i kanë realizuar organizatat jofitimprurëse në Serbi gjatë pandemisë?

Civic Initiatives kanë realizuar një studim ku ata mblodhën informacion mbi nevojat dhe sfidat e organizatave jofitimprurëse dhe përfituesve të tyre gjatë krizës KOVID-19. Analiza që përfshiu 145 organizata, kryesisht nga Beogradi por edhe nga pjesë të tjera të Serbisë, ka treguar se aktivitetet më të shpeshta të shoqërisë civile përfshinin ofrimin e ndihmës humanitare, monitorimin e aktiviteteve të institucioneve, mbështetjen psiko-sociale, sigurimin e informacioneve dhe avokimin e ndryshimeve urgjente në rregulloret përkatëse të krizës.

Një numër i madh i aktiviteteve që organizatat jofitimprurëse i realizuan në Serbi gjatë pandemisë KOVID-19 vitin e kaluar, të tilla si sigurimi i ndihmës juridike, mbështetja psiko-sociale dhe trajnimi, i realizuan në internet.

Një përfundim tjetër Civic Initiatives nxorën nga analiza e tyre ishte se organizatat e shoqërisë civile morën rolin e shtetit gjatë pandemisë në sigurimin e mbështetjes së nevojshme për grupet më të rrezikuara shoqërore.

Ju mund të mësoni më shumë rreth këtij studimi duke shikuar një video ku Bojana Selakoviç, Drejtoreshë e Programit të Civic Initiatives, flet për aktivitetet dhe arritjet e organizatave jofitimprurëse në Serbi gjatë pandemisë, si dhe për sfidat me të cilat përballen çdo ditë .

Një pjesë e studimit i referohet donacioneve dhe dhurimit për zbutjen e efekteve negative të koronavirusit në Serbi. Qytetarët, kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse demonstruan solidaritet dhe mbështetën komunitetin në luftën kundër KOVID-19 me donacione të ndryshme. Sipas hulumtimit tonë, gati gjysma e të gjitha donacioneve kishin për qëllim blerjen e pajisjeve mjekësore, me sektorin e korporatave si donatorin më të madh.

Ju mund të mësoni më shumë rreth kësaj dhe temave të tjera në lidhje me funksionimin dhe aktivitetet e sektorit jofitimprurës në Serbi duke shikuar dy video nga përmbledhja 'Serbia në kohën e Koronës - Fakte dhe Arritje', ku Bojana Selakoviç, Drejtore e Programit të Civic Iniciatives, flet për rolin e sektorit jofitimprurës gjatë pandemisë.

‘Serbia në kohën e Koronës - Fakte dhe Arritje’ është një projekt i zbatuar nga Lëvizja Europiane në Serbi, në partneritet me Agjencinë e Lajmeve Beta dhe me mbështetjen e Zyrës Federale të Jashtme Gjermane.