Aktet e mira në luftën kundër KOVID-19 vazhdojnë dhe kompanitë, organizatat dhe qytetarët në të gjithë rajonin vazhdojnë të mbështesin punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët në mënyra të ndryshme.
Sot, kemi përgatitur për ju katër histori lidhur me veprat e mira në luftën kundër pasojave të KOVID-19.
UNICEF dhe Fondacioni Johnson & Johnson sigurojnë pajisje mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor
UNICEF Serbia shpërndau pajisje mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalin KOVID në Batajnica dhe Qendrën Klinike të Serbisë.
Falë donacionit prej 70,000$ të Fondacionit Johnson & Johnson dhe kompanisë Janssen Serbia (një filial farmaceutik i Johnson & Johnson), janë blerë 3,000 vizore mbrojtëse, si dhe 2,000 doreza për një përdorim, 2,000 kostume mbrojtëse, 10,000 mantele mjekësore dhe 8,000 maska KN 95.
UNICEF jep mbështetjen e tij të plotë për përpjekjet mbarëkombëtare për të mbrojtur popullatën duke blerë pajisje të nevojshme për sistemin shëndetësor. Komuniteti i biznesit ka treguar solidaritet real, dhe, në kushtet e pasigurisë ekonomike, siguroi një pjesë të të ardhurave të për të ndihmuar shoqërinë. Ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e Fondacionit Johnson & Johnson në punën tonë - veçanërisht në rrethana të jashtëzakonshme siç janë këto me të cilat po përballemi të gjithë tani. Falë mbështetjes së tyre, ne mund ta luftojmë koronavirusin në mënyrë më efektive dhe të ruajmë jetën e njerëzve në Serbi, tha Vesna Saviç Gjukiç, drejtoreshë e sektorit të Partneritetit të Korporatave të UNICEF.
Unilever dhe Mercata VT dhurojnë për spitalet në Serbi
Unilever, i ndihmuar nga distributori Mercata VT dhuroi 16,400 litra produkte pastrimi Domestos Thick Bleach Pine dhe Domestos Thick Bleach Atlantic për spitalet në të gjithë Serbinë.
Përveç Beogradit, donacioni do të shpërndahet në 20 institucione në qytetet Bor, Zhuprija, Shabac, Valjevo, Subotica, Pançevo, Çaçak, Krushevac, Kraljevo, Kragujevac, Nish dhe Novi Sad. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Novak Gjokoviç.
Ky donacion, me vlerë mbi 3,550,000 dinarë, është shpërndarë sipas përparësive dhe nevojave të spitaleve për të luftuar epideminë dhe për të siguruar higjienë të mirë dhe kushte të sigurta për pacientët.
Kah fundi i vitit 2020, Unilever dhe Mercata VT gjithashtu mbështetën projektin e Vitit të Ri të Fondacionit Novak Gjokoviç "Future. On Time.” përmes të cilit ata rinovuan ambientet për mësim dhe argëtim në spitalet e fëmijëve në Beograd: Instituti për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Serbi “ Dr Vukan Çupiç”, Spitali Pediatrik “Dr. Olga Popoviç-Dedijer” dhe Klinika e fëmijëve e Universitetit Tirshova .
Mozzart ndihmon tek pikat kontrollit të vaksinimit
Nga fillimi i epidemisë, kompania Mozzart ka ofruar mbështetje për sistemin shëndetësor të Serbisë në luftën kundër koronavirusit.
Donacioni i tyre i fundit përmbante 25 shpërndarës për dezinfektues për duar, të cilët janë vendosur në Panairin e Beogradit dhe dhjetë shpërndarës në pikën e kontrollit të vaksinimit në Belexpocentar.
Vlera totale e dhurimeve të ofruara nga Mozzart për sistemin shëndetësor të Serbisë që nga fillimi i krizës KOVID-19 është rreth 1,500,000,000 €.
Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Mjekësore Bezhanijska Kosa pranuan donacion
Fondacioni humanitar "Budi Srećan" (Ji i lumtur) ka siguruar një donacion në formën e paketave të kujdesit për punonjësit e Qendrës Mjekësore Bezhanijska Kosa, duke dashur të shprehin mirënjohjen e tyre për përpjekjet e stafit mjekësor në luftën kundër KOVID-19.
Ju mund ta ndihmoni fondacionin "Budi Srećan" në mbështetjen e tyre për punonjësit shëndetësorë të Serbisë duke dërguar një SMS me përmbajtje "7" në linjën telefonike humanitare në numrin 2407.
Nga fondet e mbledhura, përmes mënyrave të ndryshme të mbështetjes, do të përfitojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe familjet e tyre. Ky aksion mbështetet nga të gjithë operatorët e rrjeteve celulare në Serbi, të cilët kanë dhuruar plotësisht tarifat e tyre dhe ofrojnë shërbimet e tyre falas për këtë fushatë të mbledhjes së fondeve.
Gjithashtu duam t'ju kujtojmë se një nga mënyrat për të mbështetur luftën kundër KOVID-19 online është duke dhuruar në covid19.donacije.rs, ose duke dërguar një SMS në 7300.