Pak më shumë se një vit më parë, u zhvillua Telethon i parë në Mali të Zi. Telethon është një shfaqje televizive me karakter bamirësie ku publiku ka mundësinë të flasë në telefon me të famshmit e tyre të preferuar. Të gjitha fondet e ngritura gjatë shfaqjes i dedikohen fëmijëve që vuajnë nga kanceri.
Më shumë se 100 të famshëm malazezë morën pjesë në Telethon-in e parë të Malit të Zi, i cili u mbajt më 15 shkurt 2017. Aktori Petar Strugar, këngëtarja Knez dhe grupi muzikor Who Shih janë vetëm disa nga njerëzit që u përgjigjen thirrjeve nga spektatorët.
Qytetarët mund të telefononin në numrin e vënë në dispozicion për bamirësi dhe në këtë mënyrë kishin mundësi të bisedonin me një nga të ftuarit e famshëm. Tarifa e thirrjeve ishte 1 euro për minutë dhe shuma e mbledhur është 367,000 Euro.
Pas më shumë se një viti që nga Telethon, fondet e ngritura tani janë vënë në përdorim. Katërvjeçare Eva Velimiroviç është përfituesja e parë e këtyre fondeve që manaxhohen nga organizata malazeze "Budi human". Eva tani mund të udhëtojë në Francë dhe t'i nënshtrohet operacionit për mjekimin e tumorit në tru, e diagnostikuar në 2015.