Ylli botëror e lindur në Kosovë, Dua Lipa së fundi realizoi një festival tre ditorë në Prishtinë, ku dhuroi 25% të të hyrave të koncertit për Fondacionin Sunny Hill.
Babai i saj, Dukagjin Lipa kishte dëshiruar të krijojë një festival në mënyrë që të “vendosë Kosovën në hartën kulturore”, kurse Dua gjithashtu kishte parë mundësinë për të ndihmuar Fondacionin, i cili ishte krijuar para dy vitësh nën patronatin e saj. Të hyrat nga biletat e festivalit, sëbashku me fonded të ngritura më parë, kompletuan donacionin prej EUR 100,000 të cilat Fondacioni do ti përdorë për të mbështetur projekte kulturore dhe shkollat e muzikës në Kosovë.
Dua më parë në vitin 2016 kishte mbajtur një koncert në Prishtinë, por festivali këtë vit kishte tejkaluar pritshmëritë duke u bërë atraksion për pjesëmarrës nga shumë vende të botës. Z. Lipa I cili gjithashtu ka një të kaluar në muzikë, ka performuar në festival, duke theksuar se ky event ishte një mundësi për të shfaqur anen kulturore dhe rinore të Kosovës e cila shpesh është e mbyllur dhe e pa vërejtur për shkak të çështjeve politike.