Maqedonia e Veriut dhuron 2021 | Giving Balkans

Maqedonia e Veriut dhuron 2021

Maqedonia e Veriut dhuron 2021: Raport mbi gjendjen e filantropisë

Divider text here
Mësoni gjithçka rreth filantropisë në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 dhe se si qytetarët, organizatat dhe kompanitë kanë mbështetur të mirën e përbashkët.

2,522,388 EUR

Shuma e regjistruar

546

Numri i rasteve të dhurimit

1.2 EUR

Shuma e dhuruar për banor

Gjatë vitit të kaluar, Catalyst Balkans regjistroi donacione në vlerë prej rreth 2,520,000 euro në Maqedoninë e Veriut, të mbledhura përmes 546 rasteve të dhurimit. Shuma e dhuruar për banor ishte 1.2 euro.
Për të kuptuar se sa, kujt dhe për çfarë qëllimesh është dhuruar një vit më parë dhe në çfarë mase ka ndryshuar niveli i aktivitetit filantropik në krahasim me një vit më parë, hidhini një sy të dhënave tona për dhurimin.

Shuma e regjistruar e donacioneve 2015 – 2021


Në krahasim me një vit më parë, ka pasur një rënie në shpeshtësinë dhe intensitetin e dhurimit. Megjithatë, shuma e dhuruar e regjistruar ishte më e lartë se në vitet para pandemisë.


Për çfarë qëllimesh dhuron Maqedonia e Veriut?


Sa i përket temave për dhurim, lehtësimi i pasojave nga KOVID-19 mbeti tema e mbështetur më shpesh. Një shpeshtësi e ngjashme e dhurimit u regjistrua për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, fëmijët pa përkujdesje prindërore, prindërit vetushqyes, të moshuarit, grupet minoritare dhe të tjerë.

Të dhëna nga vitet e kaluara


Kush janë donatorët në Maqedoninë e Veriut?


Sektori i korporatave ishte lloji kryesor i donatorëve si për nga shpeshtësia ashtu edhe për nga intensiteti i dhurimit. Individët dhe qytetarët e identifikueshëm përmes dhurimit të shumicës ndividuale morën pjesë në rreth një të katërtën e të gjitha rasteve të dhurimit, që është një përqindje disi më e ulët në krahasim me vitin 2020.

Të dhëna nga vitet e kaluara


Kujt i dhuron Maqedonia e Veriut?


Institucionet dhe qeverisja lokale/qendrore ishin kanalet kryesore të dhurimit. Rastet e dhurimit drejtuar kah shteti ishin kryesisht për qëllime shëndetësore, ndërsa organizatat jofitimprurëse mbetën pranues kryesorë për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara.

Të dhëna nga vitet e kaluara


Fituesit e filantropisë – veprime që u dalluan në vitin paraprak

  • Image description
  • Image description
  • Image description
  • Image description
  • Image description
  • Image description
  • Image description
Këto janë vetëm disa nga gjetjet kryesore të raportit vjetor “Maqedonia e Veriut dhuron”. Nëse dëshironi të mësoni më shumë për gjendjen e filantropisë, shkarkoni të gjithë raportin në linkun e mëposhtëm.
Mësoni gjithçka rreth filantropisë në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021.
Dëshironi të jeni të përditësuar me të rejat dhe kërkimet më të fundit mbi filantropinë? Është koha për t'u regjistruar në buletinin tonë javor.
PO, KU MUND TË APLIKOJ?
Hulumtimi Maqedonia e Veriut dhuron 2021: Raport mbi gjendjen e filantropisë dhe ky botim janë krijuar nga Fondacioni Catalyst (Catalyst Balkans) me mbështetjen bujare të Fondacionit C S Mott dhe Fondit Rockefeller Brothers. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit C. S. Mott dhe Fondit Rockefeller Brothers dhe partnerëve të tyre.